Pronari i kompanisë SWAN, Islami: Një investim i sjell nga Danimarka, po korrë suksese edhe në Maqedoninë e Veriut

  • Ballina
  • Lajme
  • Pronari i kompanisë SWAN, Islami: Një investim i sjell nga Danimarka, po korrë suksese edhe në Maqedoninë e Veriut

Kompania SWAN filloi si një ide duke parë se i nevojitej tregut në Maqedoninë e Veriut, për të plotësuar nevojat në fushën e shërbimeve të pastrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve dhe kopshteve.

Rritja e vazhdueshme e ndërtimit të shtëpive dhe kopshteve solli nevojën edhe për kujdesin e tyre.

Për historikun e kompanisë se si ka filluar të operojë në Maqedoninë e Veriut ka folur pronari i SWAN, Femi Islami.

Ai thotë se për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm duhet të bësh atë që do dhe ta duash atë që bën.

Pronari SWAN i cili vepron në Danimarkë tregon se si një ide e sjell nga jashtë, po korrë suksese edhe në Maqedoninë e Veriut.

“SWAN filloi si ide, sepse i nevojitej tregut në Maqedoni, prandaj ne dëshironim që të plotësojmë këtë nevojë.

Që nga viti 2020 është rritur dukshëm numri i ndërtimit të shtëpive të reja dhe vazhdon të rritet, por me këtë është rritur edhe nevoja për mirëmbajtjen e këtyre shtëpive.

Ne gjetëm zgjidhjen e këtij problemi ajo është “SWAN”. E themeluar në vitin 2017 SWAN është përgjegjës për mirëmbajtjen e shtëpive dhe kopshteve tuaj për gjatë gjithë vitit duke u kujdesur për çdo detaj”, thotë pronari i kompanisë SWAN, Femi Ismali.

Islami thekson se koncepti i kompanisë është i qartë e cila theksohet në sloganin “Your Home, Our Obligation.

“Synojmë që të jemi partneri më i besueshëm i klientëve tanë. Kështu që ata mund të na besojnë shtëpitë e tyre që kur të kthehen nga pushimet gjithçka të jetë në përsosmëri”, deklaron Islami.

Emri i kompanisë “SWAN” (Mjellma), siç thotë Islami, është vendosur për shkak se mjellma simbolizon pastërti, krenari dhe qëndrueshmëri.

Pronari i kompanisë SWAN thekson se fillimi ishte shumë sfidues, mirëpo për një kohë të shkurtër arritën që të futen në treg duke oparuar në në qytetet si Tetovë, Gostivar dhe Shkup.

Islami shton se brenda një periudhe të shkurtër kompania SWAN synon që të bëhet lider në vend në fushën e mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtëpive dhe kopshteve.

Previous Post

Leave A Comment