• +389 (0) 44377055
  • info@swan.mk

Rreth nesh

Disa fjalë për ne

Pastërtia dhe kujdesi për objektin ku jetoni apo punoni është përgjegjësia më e madhe që mund të ketë një pronar, prandaj, të vetëdijshëm për ketë duke mbledhur përvojë në një nga shtetet më të forta ekonomikisht dhe më të zhvilluara, sikurse është Danimarka, kemi vendosur që të sjellim përvojën e punës kualitative edhe në vendin tonë. SWAN, është kompania e cila për ju sjell shërbime për mirëmbajtje të shtëpive, oborreve apo objekteve të ndryshme. Mungesa e kompanive të ngjashme na kushtëzoi që të themelojmë këtë kompani, në mënyrë që edhe në vendin tonë klientët të kenë mundësi të shërbehen me shërbime kualitative. Kujdesi, përkushtimi dhe përgjegjësia janë tiparet të cilat na karakterizojnë neve, prandaj, duke u bazuar në këto pika, besojmë se kompania jonë me punën që do ofrojë për klientët, do të sigurojë suksesin maksimal dhe do të jetë e pa konkurrentë në treg.
SWAN, me fillim në vitin 2017, për ju mundëson që të keni një brengë më pakë për shtëpinë apo objektin tuaj. Ne jemi ata të cilët kujdesen për çdo detaj, duke larguar çdo brengë të mundshme rreth shtëpisë. Është e qartë se çdo shtëpi apo objekt industrial kërkon përkushtim dhe kujdesie, prandaj, SWAN sjell makineritë, ekipin punues me përvojë dhe metodat më të mira për mirëmbajtjen dhe pastrimin e shtëpisë tuaj dhe me këtë mund të themi se ne ju ofrojmë shërbim të besueshëm dhe profesional.

Vizioni ynë

"Synojmë të jemi partner më të besueshëm për klientët tanë dhe të sigurojmë mbulimin maksimal të tregut"
Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me standart, cilësi dhe ndershmëri për ofrimin e shërbimeve të saj ndaj klientit. Me anë të punës dhe dedikimit, SWAN synon të kthehet në një model suksesi dhe cilësie për ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe kujdesit ndaj shtëpive tuaja.
Të bindur për profesionalizmin e pa konkurrentë që sjellim, ne tentojmë të jemi maja e piramidës së kompanive të ngjashme në tregun e vendit tonë. Me punë të sinqertë dhe përkushtim të plotë, ne do të punojmë gjithmonë të jemi emri simbol i përkujdesjes dhe mirëmbajtjes së objekteve.

Misioni ynë

"Kurseni çdo ditë të pushimit tuaj"
SWAN do të jetë ofruesi kryesor i shërbimeve të mirëmbajtjes së shtëpive, duke krijuar një ndikim pozitiv në cilësinë e jetës së pronarëve të shtëpive që ne shërbejmë.
Ne punojmë gjithmonë për klientët dhe çdo gjë sjellim për ta. Risitë, përvoja dhe inovacioni që ne e sjellim në tregun e vendit tonë, janë ana më e fortë me të cilën i rezistojmë tregut. Qëllimi ynë i vetëm është mirëmbajtja, pastërtia dhe përgjegjësia maksimale për çdo objekt që do të jetë në duart tona.

Pse ne!

Përgjegjës

Për çdo punë që është pjesë e shërbimeve tona, ne mbajmë përgjegjësi maksimale.

Gjithpërfshirës

Ne jemi gjithmonë për gjithcka. Çdo nevojë e shtëpisë dhe oborrit tuaj, pavarsisht llojit, plotësohet nga ekipi ynë i palodhshëm.

Përvoja

Puna e suksesshme në Danimarkë dhe përvoja shumëvjecare është sjellur vetëm për ju, që të jetë gjithmonë në shërbimin tuaj.

Ekip profesional

Çdo i punësuar në kompaninë tonë është i profesionalizuar në punën që e bën. Të gjithë u përkushtohemi detajeve, në mënyrë që çdo gjë të jetë perfekte.