Shtëpia juaj, obligim ynë!

Pse SWAN?

PËRVOJA: Puna e suksesshme në Danimarkë dhe përvoja shumëvjecare është sjellur vetëm për ju, që të jetë gjithmonë në shërbimin tuaj.
PËRGJEGJËS: Për çdo punë që është pjesë e shërbimeve tona, ne mbajmë përgjegjësi maksimale.
EKIP PROFESIONAL: Çdo i punësuar në kompaninë tonë është i profesionalizuar në punën që e bën. Të gjithë u përkushtohemi detajeve, në mënyrë që çdo gjë të jetë perfekte.
GJITHPËRFSHIRËS: Çdo nevojë e shtëpisë dhe oborrit tuaj, pavarësisht llojit, plotësohet nga ekipi ynë i palodhshëm.
1 +
Të Mirëbajtura
1 +
m² sipërfaqe
Shërbime

Kurseni çdo ditë nga pushimi i juaj

SWAN ju mundëson që të keni një brengë më pak për shtëpinë apo objektin tuaj. Ne jemi ata që kujdesemi për çdo detaj.

Pse të na zgjidhni neve?

Për cilësi më të lartë ju na keni zgjedhur neve

Punojmë gjithmonë për klientët dhe sjellim gjithçka për ta. Risitë, përvojat që sjellim në tregun e vendit tonë janë ana më e fortë me të cilën i rezistojmë tregut.

Vizioni
Misioni
Vlerat
Me vizion të qartë dhe profesional!
Synojmë të jemi partneri më i besueshëm për klientët tanë dhe të sigurojmë mbulim maksimal të tregut. Vizioni ynë është që të jemi një kompani e suksesshme që operon me standarde, cilësi dhe ndershmëri në ofrimin e shërbimeve për klientët!
Për një të ardhme me zgjerim!
SWAN ka për mision që të zgjerojë shërbimet e saja edhe në vendet e rajonit. Punojmë shumë për të qenë më të mirët në treg. Me ekipin tonë profesional dhe klientët tonë të kënaqur synojmë që të prezantojmë shërbimet tona në çdo shtëpi.
Vlerësim, respekt dhe besim!
Klientët tanë na besojnë dhe na respektojnë për vlerat tona të ndershmërisë dhe profesionalizmit. Shumë nga klientët tanë na rekomandojnë te familjarët dhe miqtë e tyre dhe i vlerësojmë shumë për këtë gjest të mrekullueshëm.
90%

Kopshti

Mirëmbajtje e detajuar brenda dhe jashtë kopshtit.
75%

Shtëpia

Mirëmbajtje e detajuar e shtëpisë.
50%

Banesa

Mirëmbajtja të detajuar të banesave (100m2).
90%

Ekstra

Shërbime shtesë sipas kërkesës tuaj.
Çmimet dhe planet tona

Çmime të volitshme, cilësi e lartë

Ne kemi çmimet më të mira për shërbimet profesionale që i ofrojmë.

Kopshti

Mirëmbajta në çdo detaj brenda dhe jashtë-oborrit.

Shtëpia

Mirëmbajta në çdo detaj të shtëpisë

Banesa

Mirëmbajta në çdo detaj e apartamentit (100 m2)

Ekstra

Shërbime extra sipas nevojës
Ofertë

Disa pika për të marrë ofertë

Kompania SWAN ndjehet i privilegjuar të punojë me një numër të madh të klientëve, nga brenda dhe jashtë vendit

Kërko ofertë

Zgjidheni paketën e parapëlqyer ose bëni kërkesë te veçantë sipas nevojave tuaja

Plotëso formularin

Plotësoni formularin me të dhënat tuaja personale, të komunikimit dhe kërkesës.

Informohu

Për disa minuta do të përpilohet oferta juaj, dhe do ju dërgohet në email-in tuaj.
FAQ

Pyetje të parashtruara më shpesh

SWAN mundohet që t’u përgjigjet çfarëdo lloj pyetjeje që mund të keni. Ne gjithashtu duam t’u kursejmë kohën duke ju përgjigjur pyetjeve tuaja më të shpeshta!

Njoftimi për Swan duhet të jepet dy javë para se të arrini, që shtëpia juaj të jetë e rregulluar në mënyrë të përsosur.
Gjatë pushimeve verore preferojmë të njoftohemi një muaj para arritjes pasi që kemi shumë klientë që vijnë në të njëjtën kohë.
Me kërkesë të klientit shtëpia mund të pastrohet vetëm njëherë.
Mirëpo duhet t’ju njoftojmë që pastrimi i shtëpisë vetëm një herë ka një çmim me vlerë më të lartë. Pikërisht për këtë arsye ne u sugjerojmë që shtëpitë edhe parqet tuaja t'i përfshini në pakot vjetore, për shkak se ndikon dukshëm në uljen e çmimit.
Swan merrë në përgjegjësi çdo gjë që është në gabimet e saja.
Marrim përsipër sigurimin e punëtorëve dhe shtëpitë e klientëve tanë (përderisa Swan është aty). Por ne këshillojmë që sendet me vlerë të mos lihen në shtëpi, meqë ne nuk sigurojmë gjësende të humbura. Ne dëshirojmë të krijojmë një lidhje të ndershme me klientët dhe presim që edhe ju të jeni besnik ndaj nesh.
Për Swan përvoja dhe kënaqësia e klientëve është shumë e rëndësishme.
Ne gjithmonë inkurajojmë dialog konstruktiv në mes klientit dhe punëtorëve tanë. Rezultatet më të mira janë arritur kur ju keni dhënë përgjigjen tuaj drejtpërdrejt në zyrat e administratës sonë. Ato u përgjigjen shqetësimeve tuaja meqë kjo është e vetmja mënyrë për ne se si mund të përmirësojmë shërbimet tona.
Atëherë kur diçka nuk do të jetë në përputhje me pritshmëritë tuaja, ne sigurisht që do të reagojmë deri në zgjidhjen e problemeve ose keqkuptimeve në mënyrë që të mund të përmirësojmë shërbimet.
Ne nuk garantojmë që bari (kullosa) do të jetë e shëndoshë dhe i gjelbër ngaqë ndonjëherë kushtet atmosferike ose fatkeqësitë natyrore, që mund të ndodhin, na e pamundësojnë një gjë të tillë, dhe ky nuk është faji ynë!
Ne nuk garantojmë që pemët dhe bimët do të jenë të gjelbërta për shkak të motit ose fatkeqësive të tjera natyrore që mund të ndodhin.
Sugjerimet

Disa fjalë nga klientët tanë

I mirëpresim sugjerimet dhe vlerësimet e juaja!

Doni të Kontaktoni me ne?