Tek SWAN, ne besojmë se pastrimi nuk ka të bëjë vetëm me pamjen — por me besimin, sigurinë dhe profesionalizmin. Bashkëpunimi ynë me Capital Bank në Tetovë tregon qartë aftësinë tonë për të ofruar shërbime me standard të lartë në ambiente të ndjeshme.
Në këtë projekt realizuam një deep cleaning të plotë të hapësirave të bankës. Që nga fillimi, procesi u bazua në komunikim dhe planifikim. Patëm takime me drejtuesit e bankës, ku u theksua rëndësia që ekipi i duhur të zgjidhej për këtë detyrë — profesionistë me përvojë që kuptojnë diskrecionin dhe përgjegjësinë në institucione financiare.

Bankat kërkojnë më shumë se pastrim standard. Ato kërkojnë:
- Siguri dhe konfidencialitet maksimal
- Punë pa ndërprerë aktivitetin ditor
- Sjellje dhe paraqitje profesionale
- Standarde të larta higjiene
Ekipi ynë punoi me pajisje profesionale dhe produkte të sigurta, duke përfunduar projektin me sukses dhe pa pengesa.
Rezultati ishte një sukses i madh, dhe Capital Bank shprehu kënaqësi të plotë me rezultatin final.
Deklaratë nga CEO – SWAN
“Ky projekt tregoi sa e rëndësishme është të kombinohen njerëzit e duhur, planifikimi i saktë dhe standardet profesionale. Institucionet financiare punojnë në ambiente ku besimi dhe diskrecioni janë thelbësore. Ne zgjodhëm një ekip me përvojë dhe mentalitetin e duhur për këtë përgjegjësi. Jemi krenarë që puna jonë i tejkaloi pritshmëritë dhe që Capital Bank mbeti plotësisht e kënaqur.”
Ky bashkëpunim dëshmon aftësinë e SWAN për të menaxhuar ambiente komplekse ku cilësia dhe besueshmëria janë thelbësore. Mirëpresim bashkëpunime me banka të vogla dhe të mëdha.
