“Global Albanian Gastronomy Festival” (GAGF)

  • Ballina
  • Lajme
  • “Global Albanian Gastronomy Festival” (GAGF)

Pronarët e kompanisë SWAN marrin pjesë në Panairin Tregtar në Berlin, “Global Albanian Gastronomy Festival” (GAGF)

Berlin, 28 tetor 2024 – Pronarët e kompanisë SWAN morën pjesë në Panairin Tregtar “Global Albanian Gastronomy Festival” (GAGF) që u zhvillua në Berlin, ku u prezantuan inovacionet dhe sukseset e sipërmarrësve të suksesshëm nga fusha të ndryshme. Pjesëmarrja në këtë panair është një moment i rëndësishëm për kompaninë SWAN, që operon me sukses në sektorin e mirëmbajtjes dhe shërbimeve të pastrimit në Danimarkë.

Kompania SWAN, e njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë dhe profesionalizmit, ofron shërbime të specializuara në mirëmbajtjen e shtëpive, dyqaneve, fabrikave, kafeneve dhe restoranteve. Me një përvojë të gjerë në industrinë e pastrimit dhe të kopshtarisë, SWAN është bërë sinonim i besueshmërisë dhe përkujdesjes për klientët e saj. Ekipi i SWAN, i udhëhequr nga dy pronarët e saj, është i specializuar për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë në pastrim dhe mirëmbajtje, duke u kujdesur që çdo ambient të jetë i pastër dhe i sigurt për të gjithë.

Pronarët e kompanisë SWAN u shprehën të lumtur për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë festival prestigjioz dhe për shkëmbimin e përvojave me sipërmarrës të tjerë ndërkombëtarë. Në fjalën e tyre, ata theksuan rëndësinë e ruajtjes së vlerave cilësore dhe përkushtimin për të vazhduar zgjerimin e aktiviteteve në tregun danez dhe më gjerë.

Festivali “Global Albanian Gastronomy Festival” është një platformë unike që bashkon sipërmarrës nga e gjithë bota për të prezantuar produkte, shërbime dhe ide inovative. Për kompaninë SWAN, kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar historinë dhe suksesin e tyre në sektorin e mirëmbajtjes dhe shërbimeve të pastrimit, duke forcuar më tej lidhjet me komunitetin ndërkombëtar.

Previous Post

Leave A Comment