Pse kopshti juaj ka nevojë për mirëmbajtje?

Nëse keni fatin të keni një kopsht në shtëpinë tuaj, do të dini se çfarë hapësire brilante mund të jetë një kopsht kur përdoret në mënyrë efektive.

Gjatë kohës së pandemisë njerëzit filluan të tregojnë interes më të madh për kopshtet e tyre, duke u marrë me mirëmbajtjen dhe rregullimin e kopshteve. Megjithatë, ndërsa kthehemi në normalitet, është e rëndësishme të kujtojmë se të kesh një kopsht të këndshëm dhe të përdorshëm nuk duhet të jetë thjesht një modë kalimtare. Me mirëmbajtje të rregullt, kopshti juaj do të shërbejë si një hapësirë e mrekullueshme për të shijuar natyrën bashkë me familje përgjatë gjithë vitit.

Kopshtet shpesh shihen si pjesë e veçantë e shtëpisë suaj, ku shpesh është një vend kyç për shoqërim. Nëse kopshti juaj lihet pasdore dhe nuk i kushtohet kujdesi i duhur nuk do të mund të jetë një hapësirë e jashtme tërheqëse. Prandaj për mirëmbajtjen e kopshteve tuaja kujdeset Kompania SWAN.

Kompania SWAN gëzon një staf të trajnuar dhe profesionist. Punojmë gjatë gjithë stinëve për ta mirëmbajtur kopshtin tuaj në pamjen më të mirë gjatë gjithë vitit.

SWAN ofron disa mundësi për mirëmbajtjen e kopshteve:

Pastrimin e kopshteve
Kositja e kullosës (Kositjet kryhen kryesisht nga muaji prill deri në muajin nëntor)
Ujitja e kopshteve.
Pastrimi i kopshtet nga gjethet.
Krasitje.
Largimi i barit të keq.
Hedhja e plehrave artificiale.
Mbjellja e luleve.
Mbjellja e drunjve të ndryshme.

Ofertat tona mund t’i shikoni në linkun më poshtë: https://swan.mk/paketat/

Previous Post
Newer Post

Leave A Comment