Pastrim pas largimit nga shtëpia

Pastrim pas largimit nga shtëpia

Përshkrimi i shërbimit

Ekipi i SWAN pas marrjes së njoftimit nga klienti për largimin e tij nga shtëpia, për një periudhë të shkurtër kohore do të shkojë tek shtëpia e klientit për të bërë pastrimin gjeneral.

Ky shërbim ofron pastrimin e përgjithshëm të shtëpisë:

Fshirja e merimangave në të gjithë shtëpinë
Pastrimi i korridorit: Thithja e pluhurit me fshesë elektrike, fshirja e paneleve rreth murrit dhe gjëra në dispozicion për tu pastruar, pastrimi i dyshemesë me detergjente;
Pastrimi i dhomave të fjetjes: Thithja e pluhurit me fshesë elektrike, fshirja e paneleve rreth murrit dhe gjëra në dispozicion për tu pastruar, pastrimi i dyshemesë me detergjente;
Pastrimi i banjës: Pastrimi i vaskës/tushit, WC, lavamanit, dyshemesë dhe pllakat;
Pastrimi i kuzhinës: Pastrimi i kuzhinës bëhet vetëm në pjesën e jashtme, ndërsa frigoriferi dhe shporeti elektrik pastrohen edhe në pjesën e brendshme. Do të fshihet me fshesë elektrike dhe do të pastrohet dyshemeja me detergjent;
Pastrimi i dhomës së ndenjës dhe dhomave tjera: Thithja e pluhurit me fshesë elektrike, fshirja e paneleve rreth murrit dhe gjëra në dispozicion për tu pastruar, ndërsa dyshemetë e dhomave do pastrohen me detergjent;
Pastrimi i podrumit: Do të thithet pluhuri me fshesë elektrike dhe do të lahet dyshemeja me detergjent.

Na kontaktoni